KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

11 shtetas të Maqedonisë kanë kërkuar evakuim nga Izraeli, Mucunksi: Qëndrojmë përkrah SHBA-ve

11 shtetas të Maqedonisë kanë kërkuar evakuim nga Izraeli, Mucunksi: Qëndrojmë përkrah SHBA-ve

11 shtetas të Maqedonisë së Veriut deri më tani kanë kërkuar evakuim nga Izraeli, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme.

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, deklaroi se vendi qëndron fuqishëm përkrah aleatëve amerikanë përballë kërcënimeve destabilizuese në Lindjen e Mesme.

Sipas tij, Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë bërë të qartë se diplomacia mbetet gjithmonë opsioni i parë në zgjidhjen e krizave, por theksojnë se parandalimi është thelbësor kur ekzistojnë rreziqe të besueshme.

“Siguria, stabiliteti dhe përgjegjësia ecin krah për krah”, theksohet në deklaratë.

Mucunski bëri të ditur se ambasadat dhe ekipet konsullore në të gjithë rajonin janë të angazhuara në mënyrë aktive për të mbështetur dhe ndihmuar qytetarët, duke garantuar sigurinë e tyre dhe duke ofruar të gjithë ndihmën e nevojshme konsullore.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.