Lidhja Demokratike e Kosovës ka njoftuar përmes një postimi në Facebook se sot do të zhvillojë takime publike në Obiliq, Fushë Kosovë dhe Prishtinë Dega 2.
“Kryetari i LDK-së dhe kandidati ynë për kryeministër, Lumir Abdixhiku, vjen për t’ju folur drejtpërdrejt për vizionin e tij për një Kosovë më të fortë, më të drejtë dhe plot shpresë”, shkruan LDK.
“Në kuadër të këtyre takimeve, partia do të prezantojë programin qeverisës dhe kandidatët nga këto degë, të cilët sipas njoftimit janë “të njohur, të përkushtuar dhe të gatshëm të punojnë për qytetarët me ndershmëri dhe përgjegjësi”.
Partia fton qytetarët, familjarët, miqtë dhe aktivistët që të marrin pjesë në këto takime për të dëgjuar vizionin e LDK-së dhe për të dhënë mbështetjen e tyre për të ardhmen e Kosovës.
“Zgjidh shpresën! Le të jemi bashkë për Kosovën, për ndryshimin që e presim!”, përfundon postimi.