Selin Bollati ka folur për raportin e saj me Gimbon duke zbuluar dhe ndjesitë që ka për të.
Ajo shpreh vlerësimin që ka për banorin, duke theksuar se është e vetmja marrëdhënie korrekte që ka në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 5.
“Kur jam me të jetoj, e kam shumë përzemër”, thotë ndër të tjera Selin.
Foto: Instagram
“Me Gimbon, mendoj se është e vetmja marrëdhënie korrekte këtu brenda që kam patur ndonjëherë. Kur jam me Gimbon mendoj që jetoj, që do të thotë, nuk jam kaq e përfshirë në lojë”.
“Mendoj që si raport përveç se është korrekt, kemi një kimi shumë të fortë. E vlerësoj shumë si djalë dhe kam shumë respekt, dhe më pëlqen që është shumë detajist. E kam shumë përzemër”, shtoi ndër tjerash ai.
DJ nga Kosova po ashtu ka shprehur një lloj pëlqimi për të, teksa tha se e sheh të kompletuar.
I njëjti për publikun njihet si DJ i Gjestit, fituesit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania. /Telegrafi/