Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastrimi” po vazhdon pa ndërprerje aktivitetet e saj për largimin e mbeturinave inerte, duke intervenuar lagje pas lagjeje dhe rrugë pas rruge në zonat ku ka nevojë.
Nga kjo kompani bëhet e ditur se punonjësit janë vazhdimisht në terren dhe po u përgjigjen kërkesave të shumta të qytetarëve për pastrimin e hapësirave publike.
KRM “Pastrimi” falënderon banorët për bashkëpunimin dhe për njoftimet e vazhdueshme lidhur me lokacionet ku ka mbeturina të hedhura pa leje.
Njëkohësisht, kompania u bën thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes dhe përgjegjësi, duke mos hedhur mbeturina në vende të papërshtatshme, në mënyrë që të ruhet pastërtia dhe mjedisi jetësor për të gjithë. /Telegrafi/