KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Rama pas protestës: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë

Rama pas protestës: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë

“Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë…”, ky është reagimi i shkurtër i kryeministrit Edi Rama, pas protestës së sotme të opozitës, 20 shkurt.

Protesta e katërt kombëtare zgjati pak më shumë se 3 orë, me një sërë incidentesh. Ndryshe nga herët e shkuara, kryedemokrati Sali Berisha iu bashkua turmës, me maskë anti-gaz e syze mbrojtëse.

Ai dënoi “sulmin ndaj selisë blu dhe veprimet e Policisë”.Partia Demokratike, përmes një deklarate zyrtare, pretendon se u hodhën sasi të mëdha gazi te Xhamia e Namazgjasë. Duke theksuar se posedojnë pamjet filmike për këtë, thuhet se është “ndërprerë falja e besimtarëve myslimanë, në ditën e 3-të të muajit të Ramazanit”.

Ndërkohë, për kreun e qeverisë, është e patolerueshme që protesta është zhvendosur deri te dera e xhamisë.

Edhe ministrja e Brendshme, Albana Koçiu, e ka dënuar këtë tubim, duke theksuar se “dhuna nuk është zgjidhja”.

‘U bëjmë thirrje organizatorëve të protestës që t’u bëjnë apel simpatizantëve që të shmangin aktet e dhunës dhe të mbajnë të miturit larg çdo akti që do të rrezikonte jetën e tyre dhe qytetarëve”, ishte apeli i saj.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.