Kristi Lamaj, i përjashtuar së fundmi nga Big Brother Vip Albania 5 pas daljes nga muri, u ndal në studio për të folur për eksperiencën e tij dhe zgjedhjet që bëri brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Ish-banori shpjegoi se këtë herë ka vendosur të veprojë për veten e tij, duke i besuar logjikës së tij, ndërsa u kërkoi falje publikut pas daljes nga muri.
BBVA/YouTube
“Është një shtëpi e jashtëzakonshme, ka disa momente të jashtëzakonshme, edhe unë e kam thënë kur bëra monologun. Herën e parë zgjodha familjen time, edhe produksionin, edhe herën e dytë publikun, edhe herën e tretë zgjodha veten time. Ishte një zgjedhje, i besova logjikës sime, edhe ashtu vendosa, edhe nuk do doja kurrë që ky publik që mua më ka mbështetur, edhe unë e ndjeva dashurinë, edhe nuk do doja që të kisha një ndarje kështu me publikun. Loja nisi me Kristin, edhe u zhvillua çdo gjë në lojën time, edhe kisha skema për banorët, edhe jo një, por tre skema. Nga dera vetëm hyje për Kristin”, tha Kristi.
Kristi përfundon rrëfimin e tij duke theksuar se largimi nga Big Brother VIP Albania 5 ishte një vendim i menduar mirë dhe i bazuar mbi logjikën e tij, duke i dhënë fund eksperiencës me ndjenja të qarta dhe respekt për publikun që e mbështeti gjatë gjithë lojës. /Telegrafi/
– YouTube www.youtube.com