Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV), Glauk Konjufca, ka zhvilluar një takim me vullnetarët e Qendrës së Podujevës, së bashku me kryetarin e kësaj komune, Shpejtim Bulliqi.
Konjufca ka vlerësuar lart angazhimin, vullnetin dhe energjinë e vullnetarëve, duke theksuar se përkushtimi i tyre është një garanci e fortë për fitore në zgjedhjet e 28 dhjetorit.
“Vullneti dhe energjia e tyre është garancë që me 28 dhjetor do të fitojmë bashkë e do të festojmë bashkë,” ka deklaruar Konjufca.
Ai ka theksuar se Lëvizja Vetëvendosje mbetet e përkushtuar ndaj mobilizimit të qytetarëve dhe forcimit të organizimit në terren, duke e cilësuar Podujevën si një nga bastionet e mbështetjes për LVV-në.