KORREKT / SOT11 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

​Qeveria mirëpret heqjen e plotë të masave nga BE-ja

​Qeveria mirëpret heqjen e plotë të masave nga BE-ja

Qeveria e Kosovës ka përshëndetur hapin e ndërmarrë nga Bashkimi Evropian për heqjen e plotë të masave ndëshkuese, të cilat i ishin vendosur padrejtësisht Kosovës.

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Jashtëm, Glauk Konjufca, theksoi se tani duhet lëvizur në rrugën drejt anëtarësimit.

“E mirëpresim konfirmimin e sotëm nga Komisioni Evropian në Komitetin për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian: të gjitha masat e BE-së ndaj Kosovës janë hequr dhe e gjithë ndihma financiare që ishte pezulluar më parë është liruar”.

“Presim që kjo të hapë një fazë të re të angazhimit konstruktiv dhe progresit konkret në rrugën tonë drejt BE-së”, shkroi Konjufca në platformën X.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.