Ushqyerja e shëndetshme e fëmijëve mbetet një nga sfidat më të zakonshme për prindërit,sidomos në moshat 2 deri në 8 vjeç, kur refuzimi i frutave është i shpeshtë.
Edhe pse frutat janë pjesë thelbësore e një diete të balancuar, mënyra se si ato ofrohen shpesh përcakton nëse dotë pranohen apo refuzohen nga fëmijët.
Nga ky realitet i përditshëm vjen YoomiBites, një produkt i ri i konceptuar për t’i ndihmuarprindërit të prezantojnë frutat tek fëmijët në një mënyrë më të natyrshme, më të butë dhe papresion. Me filozofinë Healthy Little Bites, YoomiBites sjell kafshata të vogla me bazë frutash,si snack e dizajnuar për t’u përshtatur lehtësisht rutinës së përditshme të fëmijëve.
YoomiBites përmban 97% fruta, ku hurmat janë fruti kryesor, duke i dhënë produktit një shije natyralisht të ëmbël dhe të këndshme për fëmijët. Përbërja është e menduar me kujdes për të përmbushur pritshmëritë e prindërve për një mes-shujt të shëndetshme: produkti është pasheqer të shtuar, pa gluten, vegan dhe i pasur me fibra.
Një element tjetër që e veçon YoomiBites është origjina e tij. Produkti është i prodhuar në Danimarkë, sipas standardeve të larta të cilësisë dhe sigurisë ushqimore, duke ofruar transparencë dhe besim për prindërit që i kushtojnë rëndësi përbërjes dhe origjinës së produkteve që u japin fëmijëve.
Në vend të insistimit apo detyrimit, YoomiBites synon të ndërtojë pranimin gradual të frutave. Ai nuk pozicionohet si zëvendësim i frutave të freskëta, por si një mbështetje praktike për atomomente kur fëmijët refuzojnë frutat dhe prindërit kërkojnë alternativa të balancuara.
Produktet e YoomiBites vijnë me 5 shije, banana, molle, boronice, luleshtrydhe dhe rrush, këto produkte, do t’i gjeni së shpejti në të gjitha marketet e lagjes tuaj, duke u bërë një zgjedhje e lehtë dhe e qasshme për familjet që kërkojnë mënyra praktike për ta përfshirë frutin në përditshmëri.