KORREKT / SOT5 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Fetai: Raporti i Transparency International dëshmon se jemi në binarët e duhur

Fetai: Raporti i Transparency International dëshmon se jemi në binarët e duhur

Zv. kryeministri, Arben Fetari vlerëson se raporti i fundit i Transparency International për vitin 2025 ka sjellë një sinjal pozitiv për Maqedoninë e Veriut.

Fetai, përmes një postimi në Facebook, duke theksuar se ky rezultat është fryt i hapave konkretë të ndërmarrë nga qeveria.
“Raporti tregon se vendi është ngritur për katër pozita krahasuar me vitin e kaluar. Ky padyshim është sinjal pozitiv. Por vlerësimi me 40 pikë nga 100 na kujton se sfidat janë ende të mëdha dhe se nuk ka vend për vetëkënaqësi”, ka shkruar Fetai.

Ai ka përmendur disa masa të ndërmarra. Miratimi i Planit akcionar të reviduar të Strategjisë për Transparencë 2023–2026, me afate dhe përgjegjësi të qarta.

“Kthimi i transparencës së pronësisë së vërtetë në mjet real parandalues, duke lidhur të dhënat e pronarëve përfitues me prokurimin publik. Funksionalizimi i Këshillit Nacional për Hetime Financiare dhe Konfiskim të Pasurisë si mekanizëm koordinues të nivelit të lartë. Përgatitja e strategjisë së re nacionale anti-korrupsion, e cila pritet të miratohet së shpejti”, shton Fetai./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.