Këngëtari u pa duke u larguar nga restoranti Sushi Park në West Hollywood së bashku me bashkëshorten e tij, Hailey Bieber, pas një darke vonë në mbrëmje.
Situata u tensionua në momentin kur çifti zbriti në garazh për t’u larguar, ku paparacët po i prisnin pranë makinës.
Sipas pamjeve që qarkulluan në rrjet, Bieber dukej i irrituar ndërsa u fut në makinën që po i priste, shkruan TMZ.
Screenshot/TMZ
Pasi hipi në makinë, ai hodhi një shishe uji Fiji në drejtim të fotografëve. Shishja nuk goditi askënd dhe përfundoi në tokë, por reagimi i tij tregoi qartë pakënaqësinë ndaj pranisë së paparacëve.
Ndërkohë, Hailey Bieber ruajti qetësinë gjatë gjithë momentit dhe u fut në makinë pa reaguar ndaj situatës.
Çifti nuk qëndroi gjatë në vendngjarje, pasi shoferi i tyre u largua menjëherë nga garazhi, duke i dhënë fund këtij momenti të shkurtër, por të tensionuar. /Telegrafi/