KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Hailey Bieber ndan një moment nga stërvitja dhe zbulon rutinën e saj të fitnesit

Hailey Bieber ndan një moment nga stërvitja dhe zbulon rutinën e saj të fitnesit

Modelja e njohur, Hailey Bieber, ka ndarë me ndjekësit një moment nga rutina e saj e përditshme e stërvitjes, duke treguar se si kujdeset për formën fizike.

Në një video të publikuar në Instagram Story, 29-vjeçarja u shfaq duke u stërvitur me trajneren e njohur të fitnesit Kirsty Godso.

Në klip, ajo realizon ushtrime për barkun dhe vithet, duke përdorur pesha ndërsa qëndron e mbështetur mes dy stolave, shkruan DailyMail.

Për stërvitjen, Hailey kishte veshur një reçipeta sportive gri të çelët, pantallona sportive që i përshtateshin trupit dhe atlete të bardha me lidhëse të zeza. Ajo e shoqëroi videon me këngën “Call Back” të Don Toliver.

Postimi vjen vetëm pak ditë pasi Hailey foli për jetën personale në një podcast, ku tregoi se shtatzënia me djalin e saj, Jack Blues Bieber, ishte një surprizë për të dhe bashkëshortin e saj, Justin Bieber.

Gjatë bisedës ajo ndau edhe disa detaje për përvojën e saj gjatë shtatzënisë dhe periudhës pas lindjes. /Telegrafi/


Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.