Ofrohet për shitje banesë me sipërfaqe prej 221.22m², e pozicionuar në lagjen Prishtina e Re, në rrugën “Holger Petersen”, brenda kompleksit Albanica Homes, projekt i realizuar nga Invest Group.
Banesa karakterizohet nga orientimi lindje-perëndim, që siguron ndriçim natyral gjatë gjithë ditës. Organizimi i brendshëm përfshin pesë hapësira funksionale të shfrytëzueshme, dy banjo, një tualet të veçantë, depo si dhe dy ballkone.
Sistemi i ngrohjes është i zgjidhur me pompë termike, duke ofruar efikasitet energjetik dhe komoditet maksimal gjatë gjithë vitit.
Objekti ku ndodhet banesa është i pajisur me ashensor dhe disponon hapësirë të mjaftueshme për parkim, si dhe dy garazhe, duke garantuar siguri dhe lehtësi për banorët.
Prishtina e Re konsiderohet një nga zonat me zhvillimin më dinamik në kryeqytet, me infrastrukturë në përfundim e sipër dhe ndërtime të reja cilësore.
Karakteristika dhe informata të pronës:
- 5 dhoma gjumi
- 3 banjo
- 2 Tarraca
- Dokumentacioni me Noter
- Orientimi: Lindje, Perëndim
- Mobilimi: Pa mobilim
- Sistemi i ngrohjes: Pompë termike
- Garazh
- Ashensor
Kontakti:
Agjenti: Artan Badivuku
Emaili: artan.badivuku@pro-rks.com
Numri i telefonit: +383 44 888 444





