KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Teknologji

A është e rrezikshme të përdoret telefoni gjatë mbushjes së karburantit?

A është e rrezikshme të përdoret telefoni gjatë mbushjes së karburantit?

Disa stacione karburanti kanë sinjale paralajmëruese që ndalojnë përdorimin e celularëve gjatë mbushjes së karburantit. Arsyetimi i mundshëm?

Celularët mund të kenë mjaft energji për të krijuar një shkëndijë. Kjo, së bashku me gazrat e benzinës së djegshme, mund të shkaktojë zjarr, që më pas mund të çojë në lëndime serioze.

“Nuk kemi arritur kurrë të gjejmë një incident konkret ku përdorimi i celularit gjatë mbushjes së karburantit ka shkaktuar problem”, njoftoi Instituti Amerikan për Pajisjet e Naftës për USA Today.

Rreziku është teorik, por derisa ekziston edhe vetëm një mundësi teorike, rregullat duhet të respektohen. Etiketat ndaluese që ende përdoren në shumë stacione karburanti thuhet se datojnë nga ditët e hershme të telefonave celularë. Në atë kohë, bateritë e celularëve ishin shumë më të mëdha dhe ekzistonte një rrezik për shkëndija.

Gjigandi i naftës Shell, pavarësisht rrezikut të vogël që celulari juaj mund të shkaktojë zjarr, thotë se nuk është e mençur të përdoret telefoni gjatë mbushjes së karburantit. Kujdesi nuk është kurrë i tepërt.

Sot, paralajmërimet mbi celularët lidhen më shumë me mungesën e vëmendjes gjatë mbushjes së karburantit.

Me fjalë të tjera, fakti që mund të shfletoni celularin ose të flisni me dikë ju bën më pak të përqendruar tek ajo që duhet të bëni në pompë gjatë mbushjes. Pra, më mirë është të lini celularin në makinë dhe t’i kushtoni vëmendje mbushjes së karburantit. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.