Ish-ylli i Barcelonës, Ivan Rakitic, beson se dominimi i Real Madridit në Ligën e Kampionëve “nuk është i pamundur për t’u shpjeguar”, duke theksuar se puna e shkëlqyer e klubit është arsyeja kryesore pas këtyre sukseseve.
“Është shumë e qartë… kur i bën gjërat mirë, ato japin rezultat, dhe Real Madridi po bën shumë gjëra në mënyrë të shkëlqyer”.
“E kuptoj që ka opinione të ndryshme për Alvaro Arbeloan, Real Madridin, stilin e lojës dhe gjithçka tjetër, por rezultatet janë aty, dhe kjo nuk është rastësi”.
“Asnjë lojtar nuk shkon te Real Madridi dhe i jepet diçka në pjatë. Kur i bën gjërat si duhet, futbolli të shpërblen, dhe kur jo, nuk të fal”.
“E kam thënë pas ndeshjes me Manchester Cityn se duhet shumë kujdes ndaj Real Madridit. Për mua, ata kanë qenë dhe mbeten favoritë të qartë kundër Cityt”.
“Nëse shohim ekipet e tjera, City mund të duket më i fortë, por Real Madridi gjithmonë ka qenë favorit i veçantë; ata kanë një histori të jashtëzakonshme në Ligën e Kampionëve”, ka thënë Rakitic.
Aktualisht, Real Madridi po përgatitet të përballet me Bayern Munich në çerekfinalet e kompeticionit kontinental, ndërsa Barcelona do të përballet me rivalin spanjoll Atletico Madrid./Telegrafi/