Ndërprerja e internetit në Iran tani përbën ndërprerjen më të gjatë të internetit në të gjithë vendin të regjistruar ndonjëherë në çdo vend, ka njoftuar organi mbikëqyrës i internetit NetBlocks.
“Ndërprerja e internetit në Iran është tani ndërprerja më e gjatë e internetit në shkallë kombëtare e regjistruar ndonjëherë në çdo vend, pasi ka hyrë në ditën e 37-të radhazi pas 864 orësh”, shkroi NetBlocks në X.
Duke krahasuar situatën në Iran me vendet e tjera në errësirë digjitale, raporti shtoi: “Irani është vendi i parë që ka pasur lidhje interneti dhe më pas e ka humbur atë duke u rikthyer në një rrjet kombëtar, ndërsa të tjerë si Koreja e Veriut e kanë anashkaluar fazën e lidhjes dhe janë izoluar ndërkombëtarisht për një kohë më të gjatë”.
Që kur SHBA dhe Izraeli goditën për herë të parë Iranin, regjimi i tij ka bllokuar pothuajse plotësisht aksesin e vendit në internet.
Kjo pasoi një tjetër ndërprerje të internetit që zgjati disa javë në janar të këtij viti, gjatë protestave mbarëkombëtare kundër regjimit. /Telegrafi/