KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Studentët në RMV sot në protesta, kërkojnë që provimi i jurisprudencës të jepet edhe në gjuhën shqipe

Studentët në RMV sot në protesta, kërkojnë që provimi i jurisprudencës të jepet edhe në gjuhën shqipe

Studentët shqiptar të universiteteve në Maqedoninë e Veriut, sot duke filluar nga ora 12:30, do të protestojnë, ndërsa kërkojnë që provimi i jurisprudencës të mbahet edhe në gjuhën shqipe.

Studentët kanë bërë thirrje për pjesëmarrje masive të qytetarëve, pasi siç thonë kjo nuk është vetëm ‘lufta’ e tyre, por është ‘luftë’ për mbrojtjen e gjuhës.

Për shkak të protestës, do të ketë kufizime në trafik. Studentët kanë thënë se se rruga e lëvizjes do të jetë nga përpara sheshit “Karposhovo Vostanie”, rrugës “11 Mars”, përmes Urës së Gurit, dhe do të vazhdojë përgjatë rrugës “Nikola Vapcarov” dhe do të përfundojë në rrugën “Dimitrije Çupovski” përpara Ministrisë së Drejtësisë, ndërsa trafiku do të ridrejtohet në rrugët përreth.

“SPB Shkup – Njësia për Siguri në Trafikun Rrugor do të marrë masa për një regjim të veçantë trafiku. Ministria e Brendshme u bën thirrje të gjithë qytetarëve që marrin pjesë në trafik të respektojnë urdhrat e dhëna nga oficerët e uniformuar të policisë”, thonë nga MPB./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.