Irani kryen sulme ndaj objekteve të naftës në Haifa si hakmarrje për sulmet ndaj infrastrukturës energjetike.
Si përgjigje ndaj sulmit ndaj objekteve të tij për ruajtjen e naftës, forcat ajrore iraniane kanë kryer sulme me dronë sulmues ndaj një objekti për përpunimin e naftës dhe gazit, si dhe ndaj rezervuarëve të karburantit në Haifa të Izraelit.
Këtë informacion e ka transmetuar IRIB, duke u thirrur në shërbimin për shtyp të forcave të armatosura iraniane.
Deri më tani nuk ka informacione të tjera për shkallën e sulmit dhe nëse ai ka shkaktuar dëme.
– YouTube www.youtube.com
Ndërkohë, mediat izraelite raportuan se pas një pauze prej rreth 10 orësh janë dëgjuar sërish sirenat për alarm, për shkak të lëshimit të raketave balistike nga Irani.
Nuk ka raportime që ndonjë raketë ka goditur drejtpërdrejt objektivat ose se ka persona të plagosur nga ky sulm. Sipas vlerësimeve të para ushtarake, raketat janë kapur nga sistemi i mbrojtjes ajrore.
Sirenat janë dëgjuar në pjesë të mëdha të Izraelit qendror, në Jerusalem dhe në disa zona të jugut, duke detyruar miliona njerëz të strehohen në bunkerë. /Telegrafi/