Gjatë podcastit “Shëndeti në rend të parë”, e mbështetur nga United Hospital, Fjolla Zhubi Bakijës, specialiste e Mjekësisë Interne dhe Kardiologjisë ka thënë se simptomat e infarktit nuk paraqiten gjithmonë në të njëjtën mënyrë dhe jo çdo rast shoqërohet me dhimbjen klasike të gjoksit.
Zhubi Bakija ka thënë se infarkti paraqitet më së shpeshti me simptomën tipike që është dhimbja shtrënguese e gjoksit, siç tha “por jo gjithmonë”.
“Dhimbja tipike zakonisht lokalizohet në mesin e gjoksit dhe mund të përhapet në krahun e majtë, në nofullën e poshtme, në shuplakën e majtë, në shpinë apo në shpatulla. Kjo dhimbje ka karakter shtrëngues, përkeqësohet gjatë aktivitetit fizik dhe zakonisht lehtësohet gjatë pushimit, ndonëse në rastet më të avancuara të sëmundjeve të arterieve koronare mund të shfaqet edhe në qetësi”.
Megjithatë, kardiologia thekson se infarkti i miokardit nuk manifestohet gjithmonë me këto simptoma tipike.
Zhubi-Bakija tha se infarkti i miokadrit paraqitet me simptomë tipike të dhimbjes së gjoksit, sidomos te femrat dhe te personat me diabet.
“Ata kanë më shumë prirje të paraqesin lodhje ekstreme të theksuar, djersë të ftohta, vështirësi në frymëmarrje, marramendje apo thjesht një ndjesi se diçka nuk shkon”, shprehet ajo.
Zhubi Bakija këshillon që çdo simptomë e re dhe e pashpjegueshme, si lodhja e theksuar, vështirësia në frymëmarrje apo djersitja e papritur, duhet të merret seriozisht.
Më shumë shikoni të plotë podcastin “Shëndeti në rend të parë”:
– YouTube www.youtube.com