Një incident mjekësor në bord çoi në një ulje të paplanifikuar në Klagenfurt të Austrisë të enjten pasdite.
Një aeroplan i Lufthansa-s, i cili po udhëtonte për në Mynih, u detyrua të ndalonte në Klagenfurt të Austrisë.
“Për shkak të një incidenti mjekësor, fluturimi VL1877 i Lufthansa City u detyrua të bënte një ulje të paplanifikuar në Klagenfurt këtë pasdite në orën 14:40 gjatë udhëtimit të tij nga Napoli për në Mynih”, konfirmoi Drejtori Menaxhues i Aeroportit të Klagenfurt, Max Wildt.
Pas uljes, pasagjeri u trajtua menjëherë nga ndihmësit mjekësorë në aeroport dhe më pas u dërgua në Spitalin e Klagenfurtit.
Aktualisht nuk ka informacione në lidhje me identitetin e pasagjerit apo gjendjen aktuale shëndetësore, përcjell Telegrafi.
Sipas Wildt, fluturimi i mëtejshëm për në Mynih do të vazhdonte dhe ishte planifikuar.
“Airbus A320neo është planifikuar të niset për në Mynih në orën 15:15”. /Telegrafi/