KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Anulohen fluturimet në Gjermani për shkak të grevës së linjës Lufthansa

Anulohen fluturimet në Gjermani për shkak të grevës së linjës Lufthansa

Për shkak të një greve njëditore të pilotëve dhe ekuipazhit të kabinës, shumica e fluturimeve të linjës ajrore gjermane Lufthansa u anuluan sot.

Lufthansa tha se grevat e thirrura nga sindikatat Vereinigung Cockpit dhe UFO çuan në anulime të shumta, por nuk dha një shifër specifike.

Tabela e nisjeve në qendrën kryesore të linjës ajrore në Frankfurt sugjeroi se shumica e fluturimeve të saj u anuluan.

Kompania ajrore tha se po përpiqej të ua mundësonte pasagjerëve të fluturonin me linja tjera ajrore si Swiss, Austrian Airlines dhe Brussels Airlines.

Të dy sindikatat bënë thirrje për greva 24-orëshe të martën.

Vereinigung Cockpit bëri thirrje për greva në fluturimet që nisen nga Gjermania në një mosmarrëveshje mbi sistemin e pensioneve për pilotët në linjën ajrore dhe njësinë e saj Lufthansa Cargo.

UFO bëri thirrje që anëtarët të bëjnë grevë për fluturimet që nisen nga Frankfurti dhe Mynihu dhe për fluturimet e njësisë Lufthansa Cityline, në një mosmarrëveshje mbi kërkesën e saj për negociata mbi çështje të ndryshme. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.