Moderatorja e njohur Hygerta Sako dhe Sasa Hoda po dëshmojnë se miqësia e tyre është po aq e fortë edhe jashtë kamerave.
Së fundmi, dyshja janë takuar në Gjakovë, qyteti ku jeton dhe zhvillon aktivitetin e saj Sasa Hoda. Ajo ishte edhe nikoqirja e këtij takimi dhe duket se i njeh shumë mirë institucionet lokale, pasi për tre mandate ka shërbyer si asambleiste në Kuvendi Komunal i Gjakovës.
Edhe pse sot nuk mban më këtë post dhe po shijon jetën pas largimit me vullnet të plotë nga formati televiziv ku ishte pjesë, duket se dyert për të mbeten gjithmonë të hapura në institucionet e qytetit.
Foto Hygerta Sako/InstaStory
Gjatë qëndrimit në Gjakovë, Sako dhe Hoda zhvilluan edhe një takim formal, ku u pritën në zyrë nga kryetari i komunës, Ardian Gjini. Në një fotografi të publikuar në rrjetet sociale, ato shihen të buzëqeshura dhe të kuruara në detaje krah të të parit të qytetit.
Ishte pikërisht Hygerta Sako ajo që ndau këtë moment me ndjekësit e saj, duke e falënderuar publikisht Gjinin për mikpritjen dhe respektin e treguar.
Moderatorja gjithashtu theksoi se gjatë vizitës së saj në Gjakovë ka ndjerë një dashuri dhe mikpritje të madhe nga qytetarët e këtij qyteti.
Megjithatë, mbetet të shihet nëse ky takim ishte vetëm një vizitë mirësjelljeje apo nëse dy moderatoret po përgatisin ndonjë projekt të ri të përbashkët në të ardhmen. /Telegrafi/