KORREKT / SOT10 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Allegri i ka kërkuar bordit të Milanit transferimin e yllit të Bayern Munich

Allegri i ka kërkuar bordit të Milanit transferimin e yllit të Bayern Munich

Milan po përgatitet për afatin kalimtar të verës dhe emri i Kim Min-jae ka dalë si një nga objektivat për përforcimin e mbrojtjes.

Mbrojtësi qendror i Bayern Munich vlerësohet shumë nga trajneri Massimiliano Allegri, i cili thuhet se i ka kërkuar drejtuesve të klubit një përforcim të nivelit të lartë për repartin defensiv.

Pas periudhës së suksesshme te Napoli, që kulmoi me fitimin e titullit në Serie A, Kim u transferua në Gjermani me pritshmëri të mëdha.

Megjithatë, në Bavari mbrojtësi nuk ka arritur të sigurojë vazhdimësi në formacion dhe mund të jetë duke konsideruar një rikthim në Itali.

Sidoqoftë, marrëveshja mbetet e ndërlikuar për dy arsye kryesore, sipas raportimit të Calciomercato.

E para lidhet me çmimin e transferimit, pasi Bayern kërkon më shumë se 30 milionë euro për ta lënë të lirë lojtarin.

Pengesa e dytë është paga e futbollistit, e cila aktualisht arrin rreth 12 milionë euro në sezon.

Milani shpreson ta bindë Kim të pranojë një pagë më të ulët, rreth 7 milionë euro në sezon, por negociatat mbeten të vështira.

Shumë do të varet edhe nga vendimet e klubit gjerman dhe nga gatishmëria e mbrojtësit për të ringjallur karrierën e tij në Itali./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.