KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

“Kosova synon ta pushtojë Bratislavën”, mediumi sllovak e paralajmëron Sllovakinë para play-offit

“Kosova synon ta pushtojë Bratislavën”, mediumi sllovak e paralajmëron Sllovakinë para play-offit

Kombëtarja e Sllovakisë duhet të ketë frikë nga tifozëria e Kosovës, kështu ka shkruar së fundmi mediumi i njohur sllovak “sportovy.cas”.

Mediumi në fjalë ka përmendur faktin se si të gjitha biletat për sektorin mysafir u blenë brenda një periudhe të shkurtër nga tifozët e Kosovës.

“Sipas sistemit të biletave, pjesa e mysafirëve u mbushë menjëherë dhe pritet që tifozët e Kosovës të vijnë me mbështetje të madhe. Tifozët e Kosovës janë ndër më të pasionuarit në Evropë dhe mund të krijojnë zhurmë edhe në stadiumet kundërshtare”.

Te Federata Sllovake gjithashtu ka frikë se Kosova mund ta “pushtojë” stadiumin, siç kishte bërë Bosnja Hercegovina në vitin 2013.

Në fakt, Juraj Curny – pjesëtar i Federatës Sllovake thotë se janë duke u kujdesur në detaje për të mos lejuar një gjë të tillë.

“Duke qenë se ndeshja është e shitur plotësisht, nuk presim që tifozët mysafirë të kenë epërsi në numër në tribunë. Ne kemi identifikuar në sektorë të ndryshëm disa qindra mbajtës biletash me emra ballkanikë, të cilët megjithatë posedojnë pasaporta të vendeve të BE-së, përfshirë edhe Sllovakinë”.

Ndërkohë, kujtojmë përballja mes Sllovakisë dhe Kosovës zhvillohet më 26 mars./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.