Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, priti në takim Ministren për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Elisa Spiropali.
Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se në këtë takim u fol për bashkëpunimin e ngushtë mes Kosovës dhe Shqipërisë dhe rolin e rëndësishëm të institucioneve të të dyja vendeve në avancimin e interesave të përbashkëta.
Bashkëpunimi dhe përkrahja e ndërsjellë mbeten qendrore për zhvillimin tonë të përbashkët dhe për mirëqenien e qytetarëve tanë. /Telegrafi/