KORREKT / SOT21 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Osmani priti në takim Spiropalin, diskutuan për pjesëmarrjen e Shqipërisë dhe Kosovës në Bordin e Paqes

Osmani priti në takim Spiropalin, diskutuan për pjesëmarrjen e Shqipërisë dhe Kosovës në Bordin e Paqes

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim Ministren për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipëri, Elisa Spiropali.

Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se duke falënderuar Shqipërinë për mbështetjen e vazhdueshme, Osmani theksoi se marrëdhëniet Kosovë–Shqipëri janë vëllazërore dhe njëkohësisht strategjike, të natyrshme e të pazëvendësueshme, duke nënvizuar rëndësinë e koordinimit të rregullt politik dhe diplomatik në të gjitha nivelet.

Tutje në njoftim thuhet se Osmani dhe ministrja Spiropali, ndër të tjera diskutuan edhe për pjesëmarrjen e Kosovës dhe Shqipërisë si anëtare themeluese të Bordit të Paqes, duke vlerësuar se kjo platformë i afron të dy vendet edhe më shumë me Shtetet e Bashkuara dhe partnerët strategjikë globalë, si dhe rrit profilin e tyre ndërkombëtar dhe rolin si kontribuuese në paqe e siguri globale.

“Sa i përket bashkëpunimit në politikën e jashtme, Presidentja Osmani diskutoi për koordinim të vazhdueshëm diplomatik për njohjet e reja, mbështetjen në organizata ndërkombëtare si NATO, Këshillin e Evropës dhe organizata të tjera, si dhe për fusha të tjera të interesit të dyanshëm. Presidentja Osmani rikonfirmoi se bashkëpunimi i ngushtë ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë mbetet thelbësor për avancimin e interesave të përbashkëta strategjike dhe për forcimin e rolit të dy vendeve në paqe, siguri dhe stabilitet rajonal e global”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.