Hailey Bieber është ylli i kopertinës së numrit të marsit të Vogue Australia, në kuadër të lançimit të markës së saj Rhode në Australi.
Modelja dhe sipërmarrësja 29-vjeçare shfaqet në disa variante kopertine me veshje luksoze nga Mugler dhe YSL, ndërsa fotografitë janë realizuar nga dyshja e njohur Luigi dhe Iango.
Në intervistë, ajo u përgjigjet pyetjeve të miqve të saj të afërt si Kendall Jenner dhe Bella Hadid, duke treguar se dëshiron që njerëzit ta kuptojnë më mirë si person dhe të shohin anën e saj më njerëzore, shkruan DailyMail.
“Do të doja që njerëzit të shihnin më shumë dobësinë dhe humanitetin tim”, tha Hailey.
Bieber foli edhe për frikën shëndetësore në vitin 2022, kur pësoi një goditje të vogël në tru dhe iu nënshtrua një operacioni në zemër, përvojë që e shtyu të krijonte Rhode dhe ta fokusohej më shumë te kujdesi për shëndetin dhe lëkurën. /Telegrafi/