Njësitë policore nga Sektori për Hetimin e Personave të Zhdukur gjatë Luftës, në bashkëpunim me Institutin e Mjekësisë Ligjore, kanë realizuar një urdhëresë hetimore në Rahovec.
Gjatë gërmimit (eksumimit) janë gjetur mbetje eshtërore që dyshohet se i përkasin të paktën një personi të zhdukur gjatë viteve 1998–1999.
Mbetjet janë tërhequr nga vendi i ngjarjes dhe janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminime mjeko-ligjore, me qëllim identifikimin e personit dhe sqarimin e rrethanave të vdekjes.
Policia konfirmon se hetimet do të vazhdojnë në koordinim me autoritetet përkatëse, në përpjekje për zbardhjen e plotë të këtij rasti dhe ofrimin e drejtësisë për familjet e të zhdukurve. /Telegrafi/