KORREKT / SOT12 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Shëndet

Forcohet Qendra e Hemodializës në Rahovec, shtohet stafi profesional

Forcohet Qendra e Hemodializës në Rahovec, shtohet stafi profesional

Spitali Isa Grezda ka njoftuar për forcimin e kapaciteteve në Qendrën e Hemodializës në Rahovec, në kuadër të planit të Ministria e Shëndetësisë e Kosovës për funksionalizimin e këtij shërbimi.

Sipas njoftimit, qendra është përforcuar me staf të ri profesional, duke përfshirë një teknik për pajisje medicinale dhe një infermiere të specializuar për hemodializë.

Ky angazhim i ri pritet të ndikojë drejtpërdrejt në përmirësimin e funksionimit të shërbimit, duke rritur qëndrueshmërinë dhe sigurinë e trajtimit për pacientët që kanë nevojë për hemodializë.

Nga spitali është bërë e ditur se konsolidimi i kapaciteteve profesionale do të vazhdojë edhe në periudhën në vijim, me qëllim të ofrimit të shërbimeve sa më cilësore për pacientët. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.