Nje grua është gjetur pa shenja jetë e shtrirë në oborrin e saj.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Ksovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur më 04.03.2026, në Gjilan.
Tutje thuhet se me vendim të prokurit trupi i pajetë është dërguar në IML.
“Pasi është raportuar se viktima femër ndodhet e shtrirë në oborrin e saj, lidhur me rastin njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport. /Telegrafi/