Derisa po e vazhdonte diskutimin kryeministri Albin Kurti, duke përmendur se çfarë kanë bërë prej kur janë në pushtet, deputetet e PDK-së kanë shprehur revoltën e tyre duke i kërkuar që të flasë për pikën e sotme të rendit të ditës.
Deputetja Arbnora Salihu ka larguar flamurin kombëtar nga foltorja, duke e vendosur pranë deputetit Nait Hasani.
Më pas, ajo është parë duke shkuar tek nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Ardian Gola, i cili i ka kërkuar që të ulet.
Më pas, ka reaguar edhe deputetja Ganimete Musliu, duke ia marrë mikrofonin Kurtit.
“A ka mundësi me u kthy në temë kryeministër, sepse i ke pasur katër vjet me qeveris dhe nuk ke realizuar asnjë projekt. Kthehu në temë dhe mos na shit përralla. Kthehu në temë, thirre kabinetin qeveritar këtu edhe ti i nderuar mbaje rendin, mbaje rendin. Kryeministër kthehu në temë, jo jo kthehu në temë kryeministër prapë do ta ndali, nëse nuk kthehesh me fol për naftë nuk do të flasësh”, ka thënë Musliu.
Ndërkaq, Kurti kërkoi që të ruhet qetësia institucionale.
“Unë ju kisha lutur të gjithëve që të ruani qetësinë institucionale dhe përgjegjësinë e përfaqësuesit të popullit. Ju lutem ruane qetësinë institucionale. Ju lutem rikthehemi në temë”, iu përgjigj Kurti.
– YouTube youtu.be