Close Menu
    LEXO GJITHASHTU

    “Babën tem që ka vdekur për këtë tokë, kjo ma ndalon fjalën”, Labi ‘shpërthen’ ndaj Hygertës

    January 2, 2026

    Ginovska: Gjithsej 1700 mbikëqyrje për ndotjen e ajrit dhe 398 parregullsi

    January 2, 2026

    Qytetarët e Shqipërisë dynden drejt Kosovës për turizëm dimëror

    January 2, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    LEXO:
    • “Babën tem që ka vdekur për këtë tokë, kjo ma ndalon fjalën”, Labi ‘shpërthen’ ndaj Hygertës
    • Ginovska: Gjithsej 1700 mbikëqyrje për ndotjen e ajrit dhe 398 parregullsi
    • Qytetarët e Shqipërisë dynden drejt Kosovës për turizëm dimëror
    • Ministri izraelit i Kulturës thotë se Gaza i përket Izraelit, palestinezët janë thjesht “mysafirë”
    • Ylli i Interit refuzon Fenerbahcen, preferon kalimin te rivali Juventus
    • Pamje që shkrin zemrat – qeni dhe djaloshi së bashku shikojnë shiun
    • Plagosja me armë zjarri në Pejë, i dyshuari vetëdorëzohet në polici
    • Apple ul prodhimin e syzeve Vision Pro
    • Rreth nesh
    • Na kontaktoni
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Korrekt PressKorrekt Press
    Na ndiqni
    Friday, January 2
    • Ballina
    • Zgjedhjet
      • Zgjedhjet parlamentare
      • Zgjedhjet e jashtëzakonshme
      • Zgjedhjet e 28 dhjetorit
      • Zgjedhjet parlamentare 2025
    • Moti
      • Moti në kosovë
    Korrekt PressKorrekt Press
    Home » Fondi i Sigurisë sekret– buxheti për ushtrinë publik

    Fondi i Sigurisë sekret– buxheti për ushtrinë publik

    korrektpressBy korrektpressJanuary 2, 2026 Buxheti i kosovës 4 Mins Read
    Fondi i Sigurisë sekret– buxheti për ushtrinë publik
    Fondi i Sigurisë sekret– buxheti për ushtrinë publik
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Sa para do t’i ketë Forca e Sigurisë së Kosovës për vitin 2026 ende nuk dihet për shkak se nuk ka buxhet të miratuar për këtë vit. Projektligji për Buxhetin 2026 që ishte miratuar nga Qeveria e Kosovës më 31.10.2025 nuk qe shqyrtuar fare në Kuvendin e Kosovës nga legjislatura e nëntë.

    Megjithatë, dihet se 202.8 milionë euro ishin ndarë për ushtrinë me buxhetin e vitit 2025. Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci në një konferencë për media më 27.11.2025 kishte thënë se është arritur shifra prej 430 milionë eurove për blerje të sistemeve të armatimit, ndonëse nuk e kishte specifikuar periudhën kohore se për sa vite janë shpenzuar këto mjete.

    Ndonëse këto shifra janë publike, Qeveria e Kosovës e mban sekret shumën e mjeteve të mbledhura në Fondin e Sigurisë, i cili u themelua më 01.03.2022.

    Në vendimin e themelimit të këtij Fondi thuhet se mjetet do të buxhetohen tek Ministria e Mbrojtjes si buxhet shtesë dhe do të përdoren për mbështetjen e prioriteteve të Qeverisë, duke përfshirë fushën e mbrojtjes dhe sigurisë shtetërore, infrastrukturën e sigurisë, menaxhimin e katastrofave natyrore apo ngjashëm.

    Neni 120 i Kushtetutës së Republikës së Kosovës thekson se shpenzimet publike dhe mbledhja e të hyrave publike duhet të bazohen në parimet e llogaridhënies, efektshmërisë, efikasitetit dhe transparencës.

    Megjithëse vet Kushtetuta kërkon llogaridhënie e transparencë, Fondi i Sigurisë nuk është bërë publik asnjëherë. Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve nuk ka kthyer përgjigje në pyetjet e KALLXO.com lidhur me fondet e mbledhura dhe për alokimin e tyre.

    Në DebatPërnime që u zhvillua gjatë fushatës për zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit 2025, duke folur për sektorin e Mbrojtjes, kandidatët për deputetë, Ahmet Isufi nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e Besa Kabashi-Ramaj nga Partia Demokratike e Kosovës, kërkuan transparencë për Fondin e Sigurisë.

    “Ku mbeti Fondi i Sigurisë? Pesë vite kanë kaluar”- ka pyetur Kabashi-Ramaj, duke shtuar se të gjitha shtetet i kanë publike fondet për sigurinë dhe mbrojtjen. “Vetëm fondet për operacione sekrete kanë të drejtë me u mbajt sekret”- ka shtuar ajo.

    “Kurrë s’keni dhënë llogari për Fondin e Sigurisë, me tregu kaq janë grumbulluar dhe këtu janë destinuar. Kurrë s’ka ndodhë kjo! Ai fond bile është zhdukë, nuk dihet ku është”- ka kritikuar Isufi, nga ana tjetër.

    Por, Enver Dugolli nga Lëvizja Vetëvendosje e cila është në pushtet si qeveri në detyrë, e ka arsyetuar mungesën e transparencës sa i përket këtij fondi. “Sipas legjislacionit, ai fond është i rregulluar si sekret, dhe nuk kam qasje as unë, as ti… Qeveria e ka klasifikuar si informacion të klasifikuar… Ato mjete shkojnë në destinacion për çka janë dhënë prej qytetarëve”- ka deklaruar Dugolli.

    Me këtë nuk pajtohet Anton Çuni nga Lidhja Demokratike e Kosovës. Ai thekson se te ushtritë që i nënshtrohen kontrollit civil e demokratik, sekret mbahet vetëm mënyra dhe koha e veprimit. “Fondet sekrete janë të natyrës së shteteve ku udhëhiqen nga diktatorët. Nëse ne pretendojmë të jemi pjesë e NATO-s, çdo gjë do të duhej të deklarohej, të mbikëqyrej, të jetë transparente dhe të ketë llogaridhënie”– tha Anton Çuni.

    Ligji i vitit 2023, për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar, e përcakton që në kategoritë e informacioneve që klasifikohen përfshihen edhe: projekte, plane, sisteme apo operacione që kanë të bëjnë me mbrojtjen dhe sigurinë e rendit Kushtetues të Republikës së Kosovës; sisteme, instalime, infrastruktura, projekte, plane apo shërbime të mbrojtjes që lidhen me interesat e sigurisë të Republikës së Kosovës; veprimtari shkencore, teknologjike, ekonomike, financiare që lidhen me interesat e sigurisë së Republikës së Kosovës.

    Për Fondin e Sigurisë së Kosovës, të dhëna publike nuk ka, përveç hapësirës brenda platformës e-Kosova përmes së cilës qytetarët mund të japin donacione që shkojnë në këtë Fond.

    Më 01.03.2022 kur u themelua Fondi i Sigurisë, Kryeministri i Kosovës Albin Kurti pati shkruar se Fondi u themelua në përputhje me nevojat e Forcës së Sigurisë së Kosovës, situatës dhe pas konsultimeve me partnerët ndërkombëtar.

    “Mjetet e mbledhura financiare synohet të përdoren në përputhje me strategjinë e sigurisë shtetërore të Republikës së Kosovës që pritet të miratohet nga Qeveria e Republikës se Kosovës”, shkruante Kurti. Fondi, siç thoshte ai, do të përdorej ekskluzivisht për qëllimin e përcaktuar nga qeveria. Gjatë kohës së rezistencës paqësore në vitet ’90-ta ishte krijuar Fondi i 3 përqindëshit, ndërsa gjatë periudhës së luftës, ishte krijuar edhe Fondi “Vendlindja Thërret”. Mënyra e shfrytëzimit të parave të derdhura në këto dy fonde, në vazhdimësi është përcjell me dyshime për keqpërdorimin e tyre.

    Strategjia e Sigurisë e Kosovës 2022-2027 është miratuar në Kuvendin e Kosovës më 24.10.2022 dhe mund të qaset në këtë vegëz.

    Në Kosovë kanë qenë dy fonde të tjera të mëhershme e të cilat janë përfolur gjatë. Fondi prej 3% i Qeverisë në Ekzil të Bujar Bukoshit dhe Fondi “Vendlindja Thërret” ende vazhdojnë të përcillen me dyshime për keqpërdorime të mjeteve të derdhura në to nga qytetarët./Kallxo.com

    TË TJERA

    Prodhimi vendor i municionit, një nga sfidat më të mëdha por e realizuar me sukses

    Në prag të ndërrimit të motmoteve, Basha pranë forcave të sigurisë

    Osmani viziton institucionet e sigurisë në fundvit: Mirënjohje për shërbimin ndaj Republikës së Kosovës

    FSK pajiset me sistemin raketor antitank gjerman Panzerfaust 3, Kurti publikon pamje

    Mediat në Serbi dezinformojnë për forcimin legjitim të kapaciteteve mbrojtëse të Kosovës

    Investimet e Kosovës në mbrojtje dhe armatim, jehonë në mediat serbe

    Bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes, kreu i FSK-së takon homologun nga Lituania

    LEXO GJITHASHTU

    “Babën tem që ka vdekur për këtë tokë, kjo ma ndalon fjalën”, Labi ‘shpërthen’ ndaj Hygertës

    January 2, 2026

    Ginovska: Gjithsej 1700 mbikëqyrje për ndotjen e ajrit dhe 398 parregullsi

    January 2, 2026

    Qytetarët e Shqipërisë dynden drejt Kosovës për turizëm dimëror

    January 2, 2026

    Ministri izraelit i Kulturës thotë se Gaza i përket Izraelit, palestinezët janë thjesht “mysafirë”

    January 2, 2026
    TË TJERA

    Ylli i Interit refuzon Fenerbahcen, preferon kalimin te rivali Juventus

    January 2, 2026

    Pamje që shkrin zemrat – qeni dhe djaloshi së bashku shikojnë shiun

    January 2, 2026

    Plagosja me armë zjarri në Pejë, i dyshuari vetëdorëzohet në polici

    January 2, 2026
    Facebook X (Twitter) TikTok Instagram YouTube

    LAJME

    • Zgjedhjet
    • BB VIP Kosova
    • BB VIP Albania
    • Moti në Kosovë
    • Moti në Shqipëri

    SPORTI

    • La Liga
    • Premier League
    • Serie A
    • Ligue 1
    • Superliga e Kosovës
    • Supeerliga e Turqisë

    TË TJERA

    • Lajme
    • Policia e Kosovës
    • Prishtina
    • Bashkimi Evropian
    • Inteligjenca Artificiale

    Subscribe për të gjitha lajmet

    Merrni lajmet i pari

    © 2026 Korrekt Press.
    • Privacy Policy
    • Terms
    • Accessibility

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.