Close Menu
    What's Hot

    I lani flokët sot, ndërsa nesër janë sërish të yndyrshëm? Ja pse ndodh dhe si t’i mbani të freskët më gjatë

    December 19, 2025

    Euforia festive dhe shëndeti i zemrës: 4 arsye pse duhet të tregoni kujdes

    December 19, 2025

    Timothee Chalamet pohon se është stërvitur shtatë vjet në ping-pong për rolin e tij në filmin Marty Supreme

    December 18, 2025
    Facebook X (Twitter) Instagram
    LEXO:
    • I lani flokët sot, ndërsa nesër janë sërish të yndyrshëm? Ja pse ndodh dhe si t’i mbani të freskët më gjatë
    • Euforia festive dhe shëndeti i zemrës: 4 arsye pse duhet të tregoni kujdes
    • Timothee Chalamet pohon se është stërvitur shtatë vjet në ping-pong për rolin e tij në filmin Marty Supreme
    • Drita në histori – ecuria, të ardhurat milionëshe dhe kundërshtarët e mundshëm në play-off
    • Ministri amerikan i Luftës: Shumë të rinj sot janë tepër mbipeshë dhe të paarsimuar për t’iu bashkuar ushtrisë
    • Afatet për shmangien e paralizës potenciale të Kosovës pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit
    • Emini nga “Octopus”: Tërheqja e komunave veriore nga AKK, sinjal i qartë i strategjisë së Beogradit
    • Kaos, dhunë dhe flakadanë: Përplasjet në Kuvendin e Shqipërisë jehonë në mediat ndërkombëtare
    • Demos
    • Politics
    • Money
    • Buy Now
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Korrekt PressKorrekt Press
    Na ndiqni
    Friday, December 19
    • Ballina
    • Zgjedhjet
      • Zgjedhjet parlamentare
      • Zgjedhjet e jashtëzakonshme
    • Moti
      • Moti në kosovë
    Korrekt PressKorrekt Press
    Home»Festat

    Euforia festive dhe shëndeti i zemrës: 4 arsye pse duhet të tregoni kujdes

    korrektpressBy korrektpressDecember 19, 2025 Festat 4 Mins Read
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Pse infarktet dhe aritmitë shfaqen më shpesh gjatë festave dhe si mund të mbroheni

    Festat janë kohë grumbullimesh, tryezash të pasura, udhëtimesh dhe emocionesh. Dhe ndërsa gëzohemi për takimet me familjen dhe miqtë, pak kush mendon se pikërisht kjo periudhë është një nga më të rrezikshmet kur bëhet fjalë për shëndetin e zemrës.

    Statistikat paralajmërojnë se gjatë sezonit festiv shfaqen më shpesh infarktet e zemrës dhe goditjet në tru, çrregullimet e ritmit kardiak si fibrilacioni atrial, si dhe përkeqësimi i insuficiencës kardiake. Shoqata Amerikane e Zemrës thekson se vdekshmëria nga sëmundjet kardiovaskulare në këtë periudhë të vitit është në nivelin më të lartë.

    Pse ndodh kjo dhe çfarë mund të bëjmë për të mbrojtur zemrën tonë, shpjegon Dr. Benjamin Swanson, kardiolog, transmeton Telegrafi.

    1. Stresi që grumbullohet

    A do të ketë mjaft ushqim? Si t’i kryejmë të gjitha në kohë? Si të balancojmë marrëdhëniet familjare, detyrimet dhe financat? Festat, sado të bukura që janë, shpesh sjellin edhe stres të shtuar.

    Emocionet mund të jenë veçanërisht të forta tek njerëzit që përballen me humbje, probleme familjare apo ndryshime të mëdha jetësore. Stresi i zgjatur rrit presionin e gjakut, përshpejton rrahjet e zemrës dhe e ngarkon më tej gjithë organizmin.

    Çfarë ndihmon:

    • Planifikoni paraprakisht dhe lehtësoni ditën e grumbullimit.
    • Flini mjaftueshëm dhe mos i anashkaloni vaktet.
    • Futni aktivitet të lehtë fizik, madje edhe shëtitje të shkurtra.

    Nëse ju mundojnë shqetësime serioze jetësore, biseda me mjekun ose psikoterapistin mund të jetë një hap i rëndësishëm.

    2. Sforcimi i tepruar fizik

    Blerjet, dekorimi i shtëpisë, përgatitja e ushqimit, por edhe pastrimi i borës shpesh nënkuptojnë lodhje fizike me të cilën nuk jemi mësuar. Edhe pse lëvizja është e mirë për zemrën, sforcimi i papritur dhe intensiv, sidomos në të ftohtë, mund të jetë i rrezikshëm.

    – Nëse nuk jeni mësuar me aktivitet fizik, tregoni kujdes të veçantë gjatë pastrimit të borës. I ftohti dhe veshja me shumë shtresa mund të fshehin lodhjen reale, duke rritur rrezikun e infarktit, paralajmëron dr. Svonson.

    Çfarë ndihmon:

    • Ndani detyrat dhe mos hezitoni të kërkoni ndihmë.
    • Mos e mbingarkoni orarin dhe lejojeni veten të thoni “jo”.
    • Pushimi nuk është luks, por nevojë, veçanërisht për zemrën.

    3. Teprimi me ushqim dhe ushqimet e rënda

    Festat shpesh shoqërohen me tryeza të pasura, ndërsa porcionet dalin lehtësisht jashtë kontrollit. Problemi është se shumë ushqime festive përmbajnë sasi të mëdha kripe, yndyrash të ngopura dhe sheqeri.

    – Një ushqyerje e tillë mund të rrisë presionin e gjakut, nivelin e sheqerit dhe kolesterolit, shpjegon dr. Svonson. Kur hamë tepër, trupi lodhet gjatë tretjes dhe zemra punon më shpejt.

    Çfarë ndihmon:

    • Kujdesuni për madhësinë e porcioneve.
    • Mbushni pjatën me proteina dhe perime.
    • Hani më ngadalë dhe lejojeni trurin të dërgojë sinjalin e ngopjes.
    • Shijoni specialitetet e preferuara në sasi më të vogla, pa ndjenjë faji.

    4. Konsumimi i tepërt i alkoolit

    Një gotë verë ose një pije gjatë festimeve për shumicën nuk është problem, por konsumimi i tepruar i alkoolit mund të shkaktojë çrregullime të ritmit të zemrës dhe ta ngarkojë më tej muskulin kardiak.

    – I ashtuquajturi “sindromi i zemrës festive” lidhet me shfaqjen e aritmive, më së shpeshti fibrilacionit atrial, që i shohim pikërisht gjatë festave dhe që zakonisht janë pasojë e teprimit me alkool, thotë dr. Svonson.

    Çfarë ndihmon:

    • Kufizoni numrin e pijeve.
    • Konsumoni alkoolin së bashku me ushqim.
    • Pini ujë ose ujë mineral ndërmjet pijeve alkoolike.
    • Kontrolli i vetëdijshëm është çelësi i ruajtjes së shëndetit.

    Simptomat që nuk duhen injoruar

    Asnjëherë mos e nënvlerësoni dhimbjen në kraharor duke ia atribuar urthit ose lodhjes. Simptomat e infarktit të zemrës mund të përfshijnë:

    • Dhimbje, presion ose shtrëngim në kraharor
    • Lodhje të pazakontë dhe të theksuar
    • Dhimbje në krahë, nofull ose qafë
    • Marramendje ose dhimbje koke
    • Të përziera dhe të vjella

    – Kushtoni vëmendje edhe rrahjeve të shpejta të zemrës, gulçimit, ënjtjes së këmbëve, humbjes së papritur të vetëdijes ose lodhjes së shpejtë, thekson dr. Svonson.

    Si ta mbroni zemrën gjatë festave

    Kujdesi për zemrën nuk fillon kur shfaqen shqetësimet. Kontrollet e rregullta parandaluese dhe njohja e parametrave tuaj shëndetësorë, si presioni i gjakut, kolesteroli, sheqeri në gjak, pesha trupore dhe perimetri i belit, mund të jenë vendimtare.

    Vetëdija, moderimi dhe ndryshimet e vogla në zakone gjatë festave mund t’ju ruajnë shëndetin. Kujdesi për zemrën është kujdes për jetën dhe pikërisht në ditët kur festojmë, ia vlen ta vendosim në vend të parë. /Telegrafi/

    LEXO GJITHASHTU

    I lani flokët sot, ndërsa nesër janë sërish të yndyrshëm? Ja pse ndodh dhe si t’i mbani të freskët më gjatë

    December 19, 2025

    Euforia festive dhe shëndeti i zemrës: 4 arsye pse duhet të tregoni kujdes

    December 19, 2025

    Timothee Chalamet pohon se është stërvitur shtatë vjet në ping-pong për rolin e tij në filmin Marty Supreme

    December 18, 2025

    Drita në histori – ecuria, të ardhurat milionëshe dhe kundërshtarët e mundshëm në play-off

    December 18, 2025
    TË TJERA

    Ministri amerikan i Luftës: Shumë të rinj sot janë tepër mbipeshë dhe të paarsimuar për t’iu bashkuar ushtrisë

    December 18, 2025

    Afatet për shmangien e paralizës potenciale të Kosovës pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit

    December 18, 2025

    Emini nga “Octopus”: Tërheqja e komunave veriore nga AKK, sinjal i qartë i strategjisë së Beogradit

    December 18, 2025
    Facebook X (Twitter) Pinterest Vimeo WhatsApp TikTok Instagram

    News

    • World
    • US Politics
    • EU Politics
    • Business
    • Opinions
    • Connections
    • Science

    Company

    • Information
    • Advertising
    • Classified Ads
    • Contact Info
    • Do Not Sell Data
    • GDPR Policy
    • Media Kits

    Services

    • Subscriptions
    • Customer Support
    • Bulk Packages
    • Newsletters
    • Sponsored News
    • Work With Us

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    © 2025 ThemeSphere. Designed by ThemeSphere.
    • Privacy Policy
    • Terms
    • Accessibility

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.