Lim Hoti është përfshirë në një debat të ashpër me ish-partneren e tij, Alba Pollozhanin.
Ai ka shpërthyer në drejtim të saj, duke i nxjerr fjalë e gjëra që nuk janë thënë më parë, gjë që ka befasuar.
I njëjti gjatë bisedës e akuzoi se nuk flet as me nënën e as me babanë e saj dhe nuk ka marrë kurrë këshilla prej tyre.
“Ti s’ke kontakt me mamin dhe babin, çfarë babi e mami po flet ti. Kurrë nuk ke marrë këshilla as nga mami e babi. Unë po ta them”, u shpreh ai.
Mes tjerash e quajti ‘të pamoralshme’ përfshirë këtu edhe Ludo Lee, me të cilin siç thotë ka shprehur interesim.
“Loja jote është e djegur. E bën edhe në realitet. Ti je false. Ti mos me pas kamera nuk të intereson kush është i martuar apo jo”, “Je e pamoralshme. Unë e di kur dikush do diçka. A do me të thënë gënjeshtrën”, kanë qenë mes tjerash deklaratat e Limit.
Alba ka filluar të qaj e t’i kërkoj llogari banorit për gjithë këto fjalë që tha. /Telegrafi/