Në episodin më të ri të podcastit “Arena e Yjeve”, mysafir ishte trajneri i njohur Artan Luzi. Ky episod realizohet me mbështetjen e sponsorit zyrtar Exfis.
Luzi ka treguar se si ai kishte punuar me yllin shqiptar Ernest Muçi tek Tirana gjatë kohës sa ai kishte qenë fëmijë.
“Ai Muçi që ju dini sot, po ua them për herë të parë sepse shumë pak veta e dinë, ai është produkti i Sulejman Memës”.
“Është e çuditshme edhe më thërret Sula thotë, se kemi pasur gjithmonë kontakt. Unë jam shumë shok me vëllaun e Sulës, kemi ndenjur bashkë në Itali”.
“Thotë hajde më ndihmo, se dua ta bëjë sektorin e të rinjve, Tirana kishte rënë nga kategoria atë kohë ishin në Serie B”.
“Edhe kthehem dhe ma bjen Sula këtë Muçin, edhe ky djalë lozte te Dinamo, te një ekip zinxhir i Dinamos dhe më thotë mua shikoje”.
“Edhe ai djali sapo ka hyrë në fushë, kthehet bën shut dhe shënon gol. Ka qenë i vogël ky Muçi dhe më thotë profesor Sula: Ky bëhet lojtar”, ka rrëfyer Luzi.
Episodin e plotë me Artan Luzin mund ta ndiqni në kanalin zyrtar të Telegrafit në YouTube./Telegrafi/