Gjykata Themelore në Pejë, departamenti për Krime të Rënda ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh ndaj të pandehurit Xh.Sh., pas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Pejë.
Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se paraburgimi i është caktuar të pandehurit për dyshimin e bazuar se, në bashkëkryerje, ka kryer veprën penale dhunë në familje, si dhe mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.
“Koha e paraburgimit llogaritet nga data e arrestimit, më 23.02.2026, ora 14:55, dhe do të zgjasë deri më 24.03.2026. Palët kanë të drejtë ankese brenda 48 orëve përmes kësaj Gjykate pranë Gjykatës së Apelit në Prishtinë”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/