KORREKT / SOT22 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Teknologji

Momenti i tmerrshëm kur një ortek “rrëmben skiatorët”, në resortin më të mirë francez të skive

Momenti i tmerrshëm kur një ortek “rrëmben skiatorët”, në resortin më të mirë francez të skive

Në pamjet e publikuara në internet thuhet se shihet momenti i tmerrshëm kur një ortek rrëmben skiatorët ndërsa bie mbi një pistë në një resort të mirë francez të skive.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, rrëshqitja e borës ndodhi rreth mesditës së të martës në La Flégère, mbi qytetin alpin të Chamonix.

Pamjet rrëqethëse treguan “murin masiv të borës që rrëzohej” mbi tre skiatorë me shpejtësi marramendëse.

Dhe dëshmitarët e tmerruar bërtisnin dhe ulërinin nga tmerri.

Një grup skiatorësh mezi kishin shpëtuar nga goditja nga orteku, ndërsa dy persona që dukeshin të ishin instruktorë ose shpëtimtarë mbërritën në vendngjarje.

Media lokale raportoi se tre persona “ishin varrosur deri në qafë”, megjithëse tani janë shëndoshë e mirë. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.