Një e mitur ka raportuar se vitin e kaluar ka pas marrëdhënie seksuale me një person me të cilin ka qenë në lidhje dashurie.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur më 07.09.2025 rreth orës 14:30, në Ferizaj.
Tutje bëhet e ditur se lidhur me rastin është njoftuar prokurori.
“Me 23.02.2026 viktima femër kosovare (e mitur) ka raportuar se vitin e kaluar ka pas marrëdhënie seksuale me të dyshuarin mashkull kosovar, me të cilin ka qenë në lidhje dashurie. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në raport. /Telegrafi/