Close Menu
    What's Hot

    Afatet për shmangien e paralizës potenciale të Kosovës pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit

    December 18, 2025

    Emini nga “Octopus”: Tërheqja e komunave veriore nga AKK, sinjal i qartë i strategjisë së Beogradit

    December 18, 2025

    Kaos, dhunë dhe flakadanë: Përplasjet në Kuvendin e Shqipërisë jehonë në mediat ndërkombëtare

    December 18, 2025
    Facebook X (Twitter) Instagram
    LEXO:
    • Afatet për shmangien e paralizës potenciale të Kosovës pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit
    • Emini nga “Octopus”: Tërheqja e komunave veriore nga AKK, sinjal i qartë i strategjisë së Beogradit
    • Kaos, dhunë dhe flakadanë: Përplasjet në Kuvendin e Shqipërisë jehonë në mediat ndërkombëtare
    • Xabi Alonso i kërkon falje yllit të Real Madridit për komentet e tij publike
    • Zekirija Ramadani prononcohet pas ndeshjes, ja cilin kundërshtar preferon ai në ‘play-off’
    • Ass. Dr. Sc. Visar Disha promovon librin e ri “Protetika Paraklinike Mobile – Protezat Totale”
    • Rivalët e mundshëm të Shkëndijës nga Turqia ose Polonia
    • Mësohen kundërshtarët e mundshëm të Dritës në fazën ‘play-off’ të Ligës së Konferencës
    • Demos
    • Politics
    • Money
    • Buy Now
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Korrekt PressKorrekt Press
    Na ndiqni
    Thursday, December 18
    • Ballina
    • Zgjedhjet
      • Zgjedhjet parlamentare
      • Zgjedhjet e jashtëzakonshme
    • Moti
      • Moti në kosovë
    Korrekt PressKorrekt Press
    Home»Avatar

    Dy ditë para asaj botërore – premiera e “Avatar: Fire and Ash” mbërrin në Cineplexx në Prishtinë

    korrektpressBy korrektpressDecember 18, 2025 Avatar 4 Mins Read
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Në Prishtinë, të mërkurën mbrëma, u mbajt premiera e filmit të shumëpritur “Avatar: Fire and Ash”, pjesa e tretë e sagës së famshme të drejtuar nga regjisori James Cameron.

    Premiera në Kosovë u organizua dy ditë para asaj botërore, duke e bërë Prishtinën pjesë të një ngjarjeje globale kinematografike.

    Me këtë rast, Cineplexx Kosova organizoi një mbrëmje speciale, e shoqëruar me aktivitete të ndryshme, duke krijuar një atmosferë unike për fansat e “Avatar”.

    Premiera e “Avatar 3” në CineplexxFoto: Telegrafi/Ridvan Slivova

    Të pranishëm ishin një numër i madh i dashamirëve të filmit, personalitete publike dhe influencerë, të cilët patën mundësinë të shijojnë nga afër magjinë e kësaj.

    Telegrafi ishte prezent në këtë event për të përcjellë nga afër premierën dhe për të mësuar më shumë rreth filmit dhe planeve të Cineplexx për 2026.

    Premiera e “Avatar 3” në CineplexxFoto: Telegrafi/Ridvan Slivova

    Menaxherja e marketingut në Cineplexx, Argjira Lluka – Novobërda, ka dhënë më shumë detaje rreth “Avatar 3” dhe asaj që e pret publikun.

    “Avatar 3″ është filmi më i pritur i vitit, është filmi më i madh i vitit 2025. Ne kemi qenë shumë entuziastë nga fillimi i vitit deri më sot. Filmi është i krijuar për IMAX. Edhe ne jemi më fat që e kemi sjellë IMAX gjatë vitit 2025 në Kosovë”, u shpreh ajo.

    Menaxherja e marketingut në CineplexxFoto: Telegrafi/Ridvan Slivova

    “Sonte është premiera në Cineplexx, është dy ditë para premierës globale edhe mezi po presim që ta shikojmë bashkë me njerëzit e tjerë. Nuk ka qenë e vështirë, për shkak që ne si Cineplexx jemi rrjet i kinemave që funksionon në gjithë botën dhe e kemi një rrjet të distribuimit, ku secila, secili film që shfaqet në botë, shfaqet edhe tek ne. Ka raste kur ne e kemi dy ditë më herët, sikur ‘Avatar’, apo e kemi edhe dy javë më herët sikur e kishim më herët ‘Mission: Impossible'”, ka thënë tutje Argjira.

    Duke folur për të ardhmen, Argjira paralajmëroi plane ambicioze për Cineplexx-in në Kosovë.

    “Për vitin 2026 kemi plane shumë të mëdha pasi për vitin 2026 do të jenë shumë filma të mëdhenj që pritet të vijnë posaçërisht të krijuar për IMAX. Mirëpo kemi edhe plane të tjera, po jemi duke shikuar mundësitë e zgjerimit në Prishtinë”, theksoi në vazhdim.

    Premiera e “Avatar 3” në CineplexxFoto: Telegrafi/Ridvan Slivova

    Sipas saj, performanca e Cineplexx-it në 2025 ka qenë jashtëzakonisht e mirë, veçanërisht pas sjelljes së teknologjisë IMAX.

    “Performanca ka qenë mjaft e mirë. Ne vazhdojmë të jemi zgjedhja e parë e klientëve tanë dhe vizitorëve në kinema. Performanca ka qenë e jashtëzakonshme faktikisht edhe me sjelljen e IMAX-it siç e potencova i kemi rritur teknologjinë ia kemi sjellë një sallë, një kinema, e cila është e para në rajon”, shtoi ajo.

    Në fund, Argjira i ftoi të gjithë që të mos e humbasin këtë përvojë unike kinematografike.

    “Ne i ftojmë gjithmonë me pa ‘Avatar 3’. Është filmi i krijuar enkas për formatet që ne i ofrojmë. Është një film që është pritur shumë gjatë nga fansat e vetë filmit ‘Avatar’, pasi është ‘Avatar 3’ ky. Ne kemi krijuar një atmosferë sikur të jesh brenda Pandorës, e cila do jetë këtu për gjatë gjithë ditëve që shfaqet filmi”, theksoi ndër tjerash.

    Premiera e “Avatar 3” në CineplexxFoto: Telegrafi/Ridvan Slivova

    Në këtë premierë ishte i pranishëm edhe influenceri Agon Rexhepi, i cili vlerësoi lart nivelin e kinemasë në Kosovë dhe rëndësinë e këtij eventi.

    “Unë kam pas mundësi me shku edhe në kinema në Amerikë dhe mendoj që si Cineplexx në Kosovë i ka të gjitha kriteret që kinemat më të mira në botë i kanë edhe jam tepër i lumtur që ‘Avatar’ ka mbërritur edhe në Prishtinë në kohë rekord, ku po ndodh në krejt botën, se të bën mundësi që qytetari i Kosovës në hap me të gjithë kinematografinë e botës”, u shpreh ai.

    Influenceri Agon RexhepiFoto: Telegrafi/Ridvan Slivova

    “Mendoj që vetëm Cineplexx e ka mundësinë dhe formën për me i sjell krejt këto trende paralelisht me gjithë botën, sepse sot ndodh premiera në shumë vende të botës. Është një arritje e jashtëzakonshme e Cineplexx Kosova dhe veç tregon se janë më të mirët në vend”. /Telegrafi/

    – YouTube www.youtube.com

    LEXO GJITHASHTU

    Afatet për shmangien e paralizës potenciale të Kosovës pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit

    December 18, 2025

    Emini nga “Octopus”: Tërheqja e komunave veriore nga AKK, sinjal i qartë i strategjisë së Beogradit

    December 18, 2025

    Kaos, dhunë dhe flakadanë: Përplasjet në Kuvendin e Shqipërisë jehonë në mediat ndërkombëtare

    December 18, 2025

    Xabi Alonso i kërkon falje yllit të Real Madridit për komentet e tij publike

    December 18, 2025
    TË TJERA

    Zekirija Ramadani prononcohet pas ndeshjes, ja cilin kundërshtar preferon ai në ‘play-off’

    December 18, 2025

    Ass. Dr. Sc. Visar Disha promovon librin e ri “Protetika Paraklinike Mobile – Protezat Totale”

    December 18, 2025

    Rivalët e mundshëm të Shkëndijës nga Turqia ose Polonia

    December 18, 2025
    Facebook X (Twitter) Pinterest Vimeo WhatsApp TikTok Instagram

    News

    • World
    • US Politics
    • EU Politics
    • Business
    • Opinions
    • Connections
    • Science

    Company

    • Information
    • Advertising
    • Classified Ads
    • Contact Info
    • Do Not Sell Data
    • GDPR Policy
    • Media Kits

    Services

    • Subscriptions
    • Customer Support
    • Bulk Packages
    • Newsletters
    • Sponsored News
    • Work With Us

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    © 2025 ThemeSphere. Designed by ThemeSphere.
    • Privacy Policy
    • Terms
    • Accessibility

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.