KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Prishtina e mbushur me mbeturina, Rama: Të mos bllokohen kontejnerët, të ruhet rendi dhe pastërtia në qytet

Prishtina e mbushur me mbeturina, Rama: Të mos bllokohen kontejnerët, të ruhet rendi dhe pastërtia në qytet

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë thirrje për më shumë kujdes në mirëmbajtjen e hapësirave publike, duke theksuar rëndësinë e përdorimit të duhur të kontejnerëve për mbeturina.

Në një postim në Facebook, Rama ka kërkuar nga qytetarët që të kontribuojnë në mbajtjen e ambientit të pastër dhe funksional.

“Pastrimi i hapësirave përreth kontejnerëve. Lusim qytetarët që mbeturinat t’i hedhin në kontejnerë dhe të mos i bllokojnë kontejnerët me vetura”, ka shkruar Rama.

Ai ka theksuar se mirëmbajtja e hapësirave publike nuk është vetëm përgjegjësi institucionale, por edhe qytetare.

“Mirëmbajtja e hapësirave publike është përgjegjësi e përbashkët. Vetëm me kujdes dhe bashkëpunim mund ta mbajmë ambientin të pastër dhe të rregullt për të gjithë”, ka shtuar ai.

Apeli i kryetarit vjen në kuadër të përpjekjeve për përmirësimin e gjendjes së pastërtisë në kryeqytet dhe për rritjen e ndërgjegjësimit qytetar lidhur me menaxhimin e mbeturinave. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.