Drenica pret Prishtinën në kuadër të javës së 27-të Superligës së Kosovës, një ndeshje që ka sjell gjithmonë emocione.
Prishtina është në vendin e katërt me 41 pikë, me mundësi për të kaluar në pozitën e tretë që mbahet nga Gjilani.
Në anën tjetër Drenica me 28 pikë mbetet në zonën e rënies dhe vetëm fitorja e mban në kontakt me ekipet e tjera.
Trajneri Tomas Brdric ka vendosur të luajë në sulm me Ronaldo Cachon dhe dyshen Igball Jashari dhe Kreshnik Uka.
Në anën tjetër, Alban Dragusha i ka besuar treshes Albin Krasniqi, Leoutrim Kryeziu dhe Mario Ilievski.
Drenica: Haxhihamza, Osmanllari, Jashari, Shani, Prodani, Hamiti, Chacon, Jonuzi, Soler, Jashari, Uka
Prishtina: Gjokaj, Vitija, Zeqiri, Kryeziu, Baftiu, Ilievski, Bytyqi, Saletic, Taipi, Mamengi, Krasniqi
/Telegrafi/