KORREKT / SOT12 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Dy përballje të forta sot në Superligën e Kosovës

Dy përballje të forta sot në Superligën e Kosovës

Java e 27-të në Superligën e Kosovës vazhdon sot me dy përballje mjaft interesante, pasi tri ndeshje të tjera u zhvilluan të shtunën.

Në takimet e luajtura një ditë më parë, Gjilani mori një fitore të rëndësishme si mysafir ndaj Prishtinës së Re me rezultat 2-1. Llapi triumfoi minimalisht ndaj Ferizajt me shifrat 1-0, ndërsa Ballkani fitoi në frymën e fundit ndaj Dukagjinit me rezultat 2-1.

Sot, vëmendja zhvendoset në Gjilan, ku Drita pret Malishevën nga ora 15:00, në një ndeshje tejet të rëndësishme për objektivat e të dy skuadrave.

Vendasit synojnë të marrin kreun e tabelës, ndërsa Malisheva kërkon të mbetet në garë për pozitat e para.

Ndërkohë, ndeshja tjetër zhvillohet në Skenderaj, në stadiumin “Bajram Aliu”, ku Drenica përballet me Prishtinën.

Edhe kjo sfidë pritet të jetë vendimtare për ecurinë e sezonit, me vendasit që luftojnë për mbijetesë, ndërsa kryeqytetasit synojnë rikthimin në krye të renditjes. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore
Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.