Close Menu
    LEXO GJITHASHTU

    Trump ‘thumbon’ danezët: Janë shumë të sjellshëm, por nuk do të thotë që e zotërojnë Grenlandën

    January 10, 2026

    Mercedes-Benz CLA zgjidhet “Vetura Evropiane e vitit 2026”

    January 10, 2026

    Bill Gates i dhuron 8 miliardë dollarë ish-gruas për bamirësi

    January 10, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    LEXO:
    • Trump ‘thumbon’ danezët: Janë shumë të sjellshëm, por nuk do të thotë që e zotërojnë Grenlandën
    • Mercedes-Benz CLA zgjidhet “Vetura Evropiane e vitit 2026”
    • Bill Gates i dhuron 8 miliardë dollarë ish-gruas për bamirësi
    • DeepSeek do të lansojë modelin e ri me Inteligjencë Artificiale
    • Pse pesimistët shërohen më ngadalë – mekanizmat që e bëjnë sëmundjen të zgjasë më shumë
    • Autoblindat ushtarake “Shota” pritet të prodhohen edhe në Kosovë
    • Rriten nivelet e lumenjve në Shqipëri, përmbytje tokash e rrëshqitje dherash
    • FC Prishtina përforcohet me boshnjakun Karic
    • Rreth nesh
    • Na kontaktoni
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Korrekt PressKorrekt Press
    Na ndiqni
    Saturday, January 10
    • Ballina
    • Zgjedhjet
      • Zgjedhjet parlamentare
      • Zgjedhjet e jashtëzakonshme
      • Zgjedhjet e 28 dhjetorit
      • Zgjedhjet parlamentare 2025
    • Moti
      • Moti në kosovë
    Korrekt PressKorrekt Press
    Home » DnV: Fushatë zgjedhore konkurruese, por e përqendruar tek liderët

    DnV: Fushatë zgjedhore konkurruese, por e përqendruar tek liderët

    korrektpressBy korrektpressDecember 27, 2025 Dnv 4 Mins Read
    DnV: Fushatë zgjedhore konkurruese, por e përqendruar tek liderët
    DnV: Fushatë zgjedhore konkurruese, por e përqendruar tek liderët
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Në prag të përmbylljes së fushatës zyrtare zgjedhore, Demokracia në Veprim (DnV) ka prezantuar një vlerësim analitik me gjetjet kryesore nga vëzhgimi i fushatës, me qëllim ofrimin e një pasqyre reale mbi zhvillimet në terren, mesazhet e komunikuara dhe nivelin e gjithëpërfshirjes së procesit për qytetarët.

    Drejtuesi i DnV-së, Ismet Kryeziu, ka deklaruar se fushata zgjedhore, në përgjithësi, është zhvilluar në një ambient të qetë dhe pa incidente serioze të sigurisë. Sipas tij, ka pasur konkurrencë aktive politike, aktivitete të rregullta dhe pjesëmarrje qytetare në të gjithë vendin, por vëzhgimi ka evidentuar edhe disa prirje dhe sfida që kanë ndikuar drejtpërdrejt në cilësinë e fushatës.

    Sipas DnV-së, gjatë fushatës është shënuar nivel i zbehtë i entuziazmit qytetar. Pjesëmarrja ka luhatur ndjeshëm mes subjekteve politike dhe formave të organizimit, nga qindra deri në mbi një mijë pjesëmarrës. Aktivitetet kanë qenë kryesisht të kombinuara, me pjesëmarrje të mesme dhe të gjerë në prezantimet e listave, të zhvilluara kryesisht në ambiente të mbyllura. Vëzhgimi ka treguar përqendrim të aktiviteteve në qendrat urbane dhe komunat me peshë më të madhe elektorale, ndërsa komunat më të vogla kanë qenë më pak të ekspozuara.

    Kryeziu ka theksuar se fushata ka qenë e përqendruar tek liderët partiakë dhe kandidatët për kryeministër, ndërsa kandidatët për deputetë kanë pasur rol dytësor. Sipas tij, personalizimi dhe centralizimi i fushatës ka kufizuar paraqitjen programore të kandidatëve, me takime pa praninë e liderëve që kanë qenë kryesisht të vogla.

    Sa i përket përfaqësimit dhe gjithëpërfshirjes, Kryeziu ka vlerësuar se këto mbeten sfida serioze. Gratë kanë qenë të nënpërfaqësuara si folëse, mesatarisht vetëm një në pesë, ndërsa në shumë aktivitete nuk ka pasur asnjë grua folëse. Në listat zgjedhore, përfaqësimi i grave ka mbetur kryesisht në nivelin minimal ligjor prej 30%, duke reflektuar përmbushje formale të kërkesave ligjore, por jo domosdoshmërisht angazhim politik për fuqizimin e tyre. Të rinjtë, ndonëse aktivë në mobilizim dhe logjistikë, kanë pasur hapësirë të kufizuar në role vendimmarrëse, ndërsa personat me aftësi të kufizuara kanë qenë pothuajse të padukshëm si në audiencë ashtu edhe në përfaqësim.

    Sipas Kryeziut, diskursi politik gjatë fushatës është përqendruar kryesisht në çështje ekonomike, sociale dhe të sigurisë, me theks në punësim, paga, mirëqenie sociale, arsim, shëndetësi, infrastrukturë dhe anëtarësim në NATO. Çështja e rritjes së pagave dhe fuqizimi i skemave sociale ka dominuar mesazhet e pothuajse të gjitha subjekteve politike, pavarësisht profileve ideologjike.

    Sa i përket tonit dhe gjuhës së fushatës, Kryeziu ka bërë të ditur se ajo ka variuar nga pozitive dhe motivuese deri te kritikuese dhe polarizuese, ndërsa përdorimi i gjuhës fyese dhe diskriminuese ka qenë dukshëm më i ulët, me përjashtim të disa rasteve të izoluara, kryesisht nga akterë jashtë garës direkte zgjedhore.

    DnV ka vlerësuar se përdorimi i gjerë i rrjeteve sociale ka rritur edhe rrezikun për dezinformim. Sipas Kryeziut, komunikimi politik është zhvilluar kryesisht përmes takimeve direkte, rrjeteve sociale dhe mediave tradicionale, duke rritur shtrirjen dhe ndërveprimin me qytetarët, por njëkohësisht duke sjellë sfida si thjeshtimi i diskursit politik dhe reduktimi i debatit substancial.

    Një shqetësim i veçantë, sipas DnV-së, mbetet pabarazia e garës. Kryeziu ka thënë se edhe gjatë kësaj fushate ka pasur ndërhyrje dhe cenim të integritetit zgjedhor përmes shfrytëzimit të resurseve publike për përfitime elektorale, duke përmendur si shembull vendimin e Qeverisë për ndarjen e nga 100 eurove për pensionistët dhe fëmijët disa ditë para zgjedhjeve, të cilin e ka cilësuar si rast klasik të shfrytëzimit të resurseve publike për qëllime elektorale.

    Sa i përket administrimit zgjedhor, Kryeziu ka vlerësuar se puna e trupave menaxhuese ka qenë përgjithësisht e rregullt dhe më transparente, ndonëse me raste tensionimi në mbledhjet e Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), veçanërisht lidhur me votimin jashtë vendit dhe akreditimin e vëzhguesve. Ndërkohë, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka pasur rol kyç në ruajtjen e integritetit të procesit, duke trajtuar ankesat me paanshmëri dhe profesionalizëm. Deri më tani janë dorëzuar 20 ankesa, prej të cilave janë marrë 7 vendime: 4 dënuese dhe 3 refuzuese.

    Pas paralajmërimeve për ndërprerje të mundshme të energjisë elektrike gjatë ditës së zgjedhjeve, DnV ka bërë thirrje që autoritetet përgjegjëse të ndërmarrin të gjitha masat për të mos cenuar integritetin e procesit. Në Ditën e Zgjedhjeve, DnV do të angazhojë rreth 600 vëzhgues dhe do të informojë publikun për gjetjet nga terreni përmes katër konferencave për media. Zgjedhjet do të vëzhgohen sipas metodës PVT, e bazuar në parime statistikore, që mundëson vlerësimin e procesit të votimit dhe numërimit në një mostër përfaqësuese në nivel vendi.

    TË TJERA

    U zgjodh për herë të parë deputet, reagon këngëtarja Adelina Thaqi: Faleminderit që në një listë reprezentative të LDK-së më dhatë besimin

    PZAP hedh poshtë si të pasafatshme ankesën e PDK-së për votat nga diaspora

    Cakolli: Kushtetuesja rrëzoi ligjet e 5 dhjetorit për shkelje procedurale, jo për përmbajtje

    Pas numërimit të votave, PZAP ka në shqyrtim një ankesë

    Abdixhiku: Rezultati zgjedhor nuk ishte ai që pritëm, larg madje

    Abdixhiku: Rezultati zgjedhor nuk ishte ai që pritëm, larg madje

    Pas rezultateve të 28 dhjetorit, LVV: U konfirmuam fuqishëm si subjekti politik më i votuar në historinë e Kosovës

    LEXO GJITHASHTU

    Trump ‘thumbon’ danezët: Janë shumë të sjellshëm, por nuk do të thotë që e zotërojnë Grenlandën

    January 10, 2026

    Mercedes-Benz CLA zgjidhet “Vetura Evropiane e vitit 2026”

    January 10, 2026

    Bill Gates i dhuron 8 miliardë dollarë ish-gruas për bamirësi

    January 10, 2026

    DeepSeek do të lansojë modelin e ri me Inteligjencë Artificiale

    January 10, 2026
    TË TJERA

    Pse pesimistët shërohen më ngadalë – mekanizmat që e bëjnë sëmundjen të zgjasë më shumë

    January 10, 2026

    Autoblindat ushtarake “Shota” pritet të prodhohen edhe në Kosovë

    January 10, 2026

    Rriten nivelet e lumenjve në Shqipëri, përmbytje tokash e rrëshqitje dherash

    January 10, 2026
    Facebook X (Twitter) TikTok Instagram YouTube

    LAJME

    • Zgjedhjet
    • BB VIP Kosova
    • BB VIP Albania
    • Moti në Kosovë
    • Moti në Shqipëri

    SPORTI

    • La Liga
    • Premier League
    • Serie A
    • Ligue 1
    • Superliga e Kosovës
    • Supeerliga e Turqisë

    TË TJERA

    • Lajme
    • Policia e Kosovës
    • Prishtina
    • Bashkimi Evropian
    • Inteligjenca Artificiale

    Subscribe për të gjitha lajmet

    Merrni lajmet i pari

    © 2026 Korrekt Press.
    • Privacy Policy
    • Terms
    • Accessibility

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.