Ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska deklaroi se të dhënat e publikuara nga Enti Shtetëror i Statistikave për rritjen e PBV-së në vitin 2025 janë konfirmim i qasjes së kujdesshme dhe serioze në planifikimin dhe udhëheqjen e politikës fiskale dhe theksoi se sipas të dhënave, rritja reale e BPV-së në vitin 2025 arriti në 3.5%, në përputhje me projeksionet e Ministrisë së Financave, ndërsa rritja nominale është disi më e lartë sesa ishte parashikuar, njoftojnë nga Ministria e Financave.
“Enti Shtetëror i Statistikave publikoi të dhënat për rritjen e ekonomisë në vitin 2025 dhe kjo për Ministrinë e Financave dhe Qeverinë është treguesi më i madh se politikat, edhe në kushte pasigurie, mund të hartohen dhe të japin rezultate”, nënvizoi Dimitrieska-Koçoska.
Sipas të dhënave të publikuara, në tremujorin e katërt të vitit 2025, rritja e BPV-së ishte 3.8%, me ç’rast kjo për ministren është konfirmim i trendeve pozitive ekonomike në vend dhe tregon vazhdimësi në arritjen e rezultateve pozitive në ekonomi, që e ka ruajtur për 6 tremujorë radhazi këtë ritëm, ku u krijuan edhe kushte për arritjen e normave më të larta të rritjes.
“Veçanërisht e rëndësishme është se kjo vijon pas rritjes së lartë prej 4.3% në tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar, çka tregon për vazhdimësinë e performancës ekonomike”, theksoi Ministrja.
Krahasuar me vendet e rajonit dhe BE-në, Maqedonia është përsëri ndër vendet me rritjen më të lartë (i katërti), me ç’rast rritje më të lartë kanë shënuar vetëm Malta, Qiproja dhe Polonia. Nëse krahasohemi me vendet e rajonit, rritja në Serbi është 2.2%, në Kroaci 3.6%, në Bullgari 3.0%, në Slloveni 2.0%, etj./Telegrafi/