KORREKT / SOT29 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Dimitrieska-Koçoska: Nuk kemi diskutuar për shfuqizimin e masës “TVSH-ja ime”

Dimitrieska-Koçoska: Nuk kemi diskutuar për shfuqizimin e masës “TVSH-ja ime”

“TVSH-ja ime” nuk do të ketë ndryshime, gjithçka mbetet si deri më tani, thotë ministrja e financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska.

Deklarata e ministres vjen pasi dje drejtoresha e Drejtorisë së të Ardhurave Publike (DAP), Elena Petrova, tha se masa në fjalë, që nga futja e tyre, nuk kanë dhënë efektin e pritur.

Dimitrieska-Koçoska thotë se nuk e ka dëgjuar deklaratën e drejtores së DAP-it, por konfirmoi se deri tani në Ministrinë e Financave nuk ka ardhur asnjë informacion apo raport rreth “TVSH-ja ime”.

“Nuk kemi diskutuar as për ndryshimin e ligjit, as për ndonjë debat lidhur me ‘TVSH-ja ime’. Pra, nuk mund të them se do të ketë ndonjë ndryshim, përkundrazi, gjithçka mbetet si deri tani”, tha ministrja.

Drejtoresha e DAP-it, në një intervistë televizive mbrëmë, tha se nuk është diskutuar për heqjen eventuale të “TVSH-ja ime” dhe se nuk ekziston asnjë vendim apo qëllim për marrjen e një vendimi të tillë.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.