KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Araujo: Barcelona mund ta fitojë La Ligën dhe Ligën e Kampionëve

Araujo: Barcelona mund ta fitojë La Ligën dhe Ligën e Kampionëve

Pas eliminimit dramatik nga Atletico Madridi, mbrojtësi uruguaian i Barcelonës, Ronald Araujo sheh përpara dhe beson te fitimi i dy trofeve të mbetur në lojë këtë sezon.

Pavarësisht goditjes së rëndë nga Atletico Madridi, Barcelona del me kokën lart pasi fitoi 3-0 në ndeshjen kthyese duke dominuar plotësisht ndeshjen.

Araujo vlerësoi sakrificën e skuadrës dhe dërgoi një mesazh besimi për vazhdimin e sezonit.

Sipas tij, Barçës i mungoi vetëm pak për të kaluar tutje, por loja dhe karakteri i treguar janë baza për të synuar triumfin në La Liga dhe Ligën e Kampionëve.

“Ekipi dha gjithçka nga vetja”, ka thënë fillimisht Araujo pas humbjes së Barçës me rezultat të përgjithshëm 4-3 ndaj Atletico Madridit.

“Na mungoi pak, por jam krenar. Duhet të vazhdojmë në këtë rrugë për të fituar titujt që na kanë mbetur; La Liga dhe Liga e Kampionëve”.

“Duke luajtur në këtë mënyrë, mund të arrijmë dy titujt që na kanë mbetur”, përfundoi kapiteni i Barcelonës. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.