Futbollisti i Gjilani, Sabit Bilali, ka pësuar një goditje të fortë në zonën e syrit gjatë ndeshjes së fundit kampionale kundër FC Ferizajt, njofton klubi.
Menjëherë pas incidentit, Bilali mori asistencën e nevojshme nga stafi mjekësor dhe iu nënshtrua ekzaminimeve të detajuara.
Pas vlerësimit klinik, klubi njofton se gjendja e tij është stabile, pa komplikime serioze, dhe ai ndodhet në proces rikuperimi nën mbikëqyrje mjekësore.
Stafi mjekësor i Gjilanit do të vazhdojë të monitorojë situatën, dhe rikthimi i Bilalit në aktivitet sportiv do të bëhet vetëm pas vlerësimit të plotë mjekësor.
Një mungesë e rëndësishme për Gjilanin, do të ishte nëse Sabit Bilali, nuk do t’ia dilte të kthehej për ndeshjen e fundjavës ndaj Drenicës.
Gjilani ka marr tri fitore radhazi dhe aktualisht zë vendin e pestë, me 36 pikë, gjashtë më pak se lideri Drita. /Telegrafi/