KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Jasir Asani optimist për fitoren e Shqipërisë ndaj Polonisë

Jasir Asani optimist për fitoren e Shqipërisë ndaj Polonisë

Jasir Asani, sulmuesi i Kombëtares shqiptare, ka shënuar gjashtë gola me fanellën kuqezi, njëri prej të cilëve ndaj Polonisë, kundërshtares së Shqipërisë në gjysmëfinalen e playoff-it për Kupën e Botës 2026.

Golin e tij ndaj Polonisë Asani e realizoi në fitoren 2:0 në Tiranë më 10 shtator 2023.

Sulmuesi shpreson të rikrijojë këtë sukses edhe në ndeshjen e radhës, më 26 mars në Varshavë.

“Emocione ka çdo ndeshje dhe kur shënon gol ndaj një përfaqësuese siç është Polonia nuk e harron asnjëherë. Kam përjetuar emocionet më të mëdha kur shënova golin. Uroj të shënoj sërish gol ndaj Polonisë”, ka thënë Asani për Federatën Shqiptare të Futbollit.

Ai ka vlerësuar skuadrën polake, por mbetet optimist për shanset e Shqipërisë.

“Polonia ka lojtarë të mirë, por edhe ne kemi lojtarë që luajnë në kampionate të mira. Uroj të mos kemi lëndime dhe të jemi gati 100 %”.

“Do të jetë ndeshje e vështirë, por duhet të shkojmë për të fituar. Me ndihmën e të gjithëve mund t’ia dalim. Në shtëpi e kemi mposhtur dhe duhet të jemi të fokusuar maksimalisht në ndeshje”.

Jasir Asani aktualisht luan te klubi i njohur iranian Esteghali.

Tri ditë pas fillimit të luftës në Lindjen e Mesme, ai u largua nga Irani dhe ndodhet aktualisht në Shkup. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.