Në episodin më të ri të podcastit “Arena e Yjeve”, mysafir ishte trajneri i njohur Artan Luzi. Ky episod realizohet me mbështetjen e sponsorit zyrtar Exfis.
Gjatë bisedës, Luzi rrëfeu emocionet e para kur debutoi me fanellën e Tiranës si 16-vjeçar e tre muaj.
Ai nuk la pa përmendur edhe figurat që e shoqëruan në ato vite të hershme, duke kujtuar me respekt lojtarin e ndjerë të Kombëtares, Kujtim Majaci.
Trajneri theksoi gjithashtu se afrimi i tij i parë me ekipin e Tiranës kishte ndodhur në maj, duke u bërë pjesë e një grupi të talentuar që shpresonte të bënte ndryshimin në fushë
“Jo, debutimin e kam pasur 16 vje, debutimin e kam pasur 16 vjeç e tre muaj. Nuk e di në historinë e klubit të Tiranës jam më i riu, por më duket se Minga ka debutuar 16 vjeç e pak”.
“Po se kam, por e di që 16 vjeç e tre muaj e kam bërë lojën e parë, kemi qenë në stadiumin Dinamo, kemi luajtur kundër Apolonisë së Fierit”.
“Ka qenë një lojtar atë kohë, Majaci, Kujtim Majaci ka qenë lojtar i kombëtares shumë i fortë, shumë i fuqishëm, ka vdekur, ndjesë pastë”.
“Edhe afrimi im i parë me klubin e Tiranës ka qenë në maj, unë jam i ditëlindjes mars, tash i bëj gati, spo e them moshën, por ai ka qenë impakti im i parë me ekipin e Tiranës”, ka rrëfyer mes tjerash Luzi.
Episodin e plotë me Artan Luzin mund ta ndiqni në kanalin zyrtar të Telegrafit në YouTube./Telegrafi/