Mesfushori Kevin De Bruyne ka pranuar se nuk e ndjen më të njëjtin pasion për futbollin si në fillimet e karrierës së tij.
Mesfushori belg së fundmi është rikuperuar nga një lëndim serioz, duke zhvilluar tre paraqitje para pushimit ndërkombëtar të marsit.
I pyetur për pasionin ndaj futbollit, De Bruyne e konfirmoi se ka ndryshuar në krahasim me vitet e fundit.
“Pasionin e njëjtë? Jo, nuk besoj”.
“Por mendoj se kjo është normale pas 30 vitesh. Ndonjëherë humbet pak interesin, si në çdo punë tjetër”.
Megjithatë, 34-vjeçari këmbëngul se nuk po mendon për pensionimin dhe nuk e përjashton mundësinë që të luajë edhe diku tjetër pas Napolit.
“Nuk e di, nuk po mendoj për këtë tani”.
“Nuk jam ai lloj personi. Kam ende kontratë dhe jam shumë i lumtur në Napoli. Po përpiqem të shijoj momentin. Besoj se mund të luaj edhe disa vite dhe më pas, kur trupi të më thotë të ndalem, do ta bëj. Por për momentin ndihem mirë”.
Ndërkohë, gjasat janë tepër të ulëta që Napoli me De Bruyne të shkaktojnë ndonjë befasi në Serie A, me Interin që po vazhdon fuqishëm drejt titullit kampion./Telegrafi/